FUSHË- ARRËZ- Kryeministri i vendit, Edi Rama të shtunën që shkoi arriti t’i bëjë bashkë kryetarët e bashkive të majta dhe të djathta, ndërsa në tryezë u diskutuan çështje të ndryshme dhe problematikat me të cilat përballën qytetarët.
Kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri, foli për këtë takim, ndërsa tha se nuk kanë pasur asnjë pengesë nga “Foltorja” dhe grupimet e tjera të PD-së për të mos qenë prezent.
Ai e cilësoi takimin si shumë efikas, duke shtuar se interesi i qytetarëve është dhe duhet parë përtej dallimeve në bindje dhe ngjyrave politike.
“Konsultimin mendoj që ne e kemi nga grupi dhe të gjithë kryetarët bashkive të djathta iu përgjigj thirrjes për takimin që u organizua nga ministri i pushteti vendor dhe nga kryeministri. Mendoj se ishte takimi, që nuk kishte ndodhur herë të tjera dhe mënyra që ndodhi ishte shumë efikase”, tha ai.
Gjatë intervistës në rubrikën News Line, në ABC News, Curri tha se takimi me kryeministri Edi Rama në Shkodër ishte rezultativ pasi janë ngritur dhe diskutuar ato probleme, të cilat shqetësojnë jo pak komunitetet tona.
“Ishte një “tym i bardhë”…për arsye se nuk u mendonte nga opinioni publik do merrnim pjesë. Unë e quaj një takim shumë rezultativ dhe u ngritën disa probleme, të cilat nuk janë ngritur ndonjëherë, si pagat e administratës dhe ia arritëm disa qëllimeve minimale dhe fryma ishte shumë më e lartë se sa vetë takimi”, theksoi ai.
Mes tjerash Curri tha se disa bashki, edhe pse janë të djathta, fondet duhet t’i marrin te qeveria dhe në këtë aspekt u shpreh se shërbimi ndaj qytetarëve është detyra parësore, përtej ngjyrave që përfaqësojnë të zgjedhurit vendorë.
“Grupi i Rithemelimit nuk na ka krijuar një pengesë, që ne mos të merrnim pjesë në mbledhje. Unë skam pasur pengesë. Nuk kam pasur sa mbrapa reagim. Interesat e qytetarëve të Fushë-Arrëzit janë më të larta se interesat politike. Ne fondet duhet t’i marrim te qeveria. Vëmendja më kryesore u kalua tek vëmendja e kryetarëve të bashkive të djathta dhe unë partë privilegjin t’i përfaqësoja aty, kur mora fjalën.”, shtoi Curri./ abcnews.al