Qeveria maqedonase nuk komenton vendimin e gjykatës për valltarët

schedule16:59 - 2 Maj, 2019

schedule 16:59 - 2 Maj, 2019

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar të komentojë vendimin e gjykatës për dënimin e anëtarëve të grupit të valltarëve nga Kosova të cilët para disa ditësh e ngritën flamurin e madh të Shqipërisë në muret e kalasë së Samoilit në Ohër.

Kush e interpreton saktë, kush gabimisht- Ligji për përdorimin e flamujve, i miratuar në vitin 2005, dhe i plotësuar me disa nene në vitin 2011? Për shkak të kësaj dileme disa gazetarë e pyetën zëdhënësin e qeverisë Mile Boshnjakovski, pasiqë në Ohër një anëtar i grupit folklorik nga Kosova, për ngritjen e flamurit të madh shqiptar në muret e kalasë së Ohrit, u dënua me dënim prej 1100 eurosh dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në afat prej pesë vitesh.

Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë, Maqedoni e Veriut: “Në lidhje me ligjin për përdorim të flamujve, dispozitat e ligjit janë të qarta dhe publike, të gjithë kemi qasje te ato. Gjithçka që është e vërtetuar me ligj duhet t’a respektojnë të gjithë. Në lidhje me ngjarjen që ndodhi  në Ohër, tanimë atje kemi vendim gjykate, Qeveria nuk komenton vendimet e gjykatës, megjithatë meqënëse vendimi i gjykatës është ashtu si është, është e qartë se ekzistojnë shkelje”

Paraprakisht në lidhje me rastin në Ohër, zëvëndëskryeministri Bujar Osmani, në intervistë për një televizion vendas theksoi se flamuri shqiptar mund të përdoret me ligj:

Grupi që e ngriti flamurin në kalanë e Samuilit thekson se valëvitja e flamurit ka qenë dekor për inçizimin e një video-spoti. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi reagoi duke thënë se dënimi i shqiptuar për njërin nga ata është shumë i lartë. Ndërkaq, historianë bullgarë, siç raportojnë mediat, e përkrahin dënimin duke u shprehur se kalaja e Samuilit është përmendore e historisë bullgare. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!