Maqedonia përgatitet për bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit. Fillimisht është krijuar grupi i punës ndërsa zv/kryeministri dhe ministry për cështjet europiane Bujar Osmani ka sqaruar se si do të funksionojë kjo strukturë.
Qeveria e Maqedonisë ka përcaktuar modelin e trupit koordinues për bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Këshilli do të përbëhet nga ministrat më kryesorë të qeverisë dhe do të drejtohet nga negociatori politik, Bujar Osmani. Këshilli do të njihet me emrin delegacioni shtetëror për bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE. Në kuadër të këtij delegacioni, do të funksionojë edhe grupi negociues i drejtuar nga negociatori teknik, grup ky që do të përbëhet nga grupe të punës nga çdo institucion për çdo kapitull të hapur. Zëvendëskryeministri për çështje Europiane, Bujar Osmani, pranon se procesi është i vështirë, por është optimist se qeveria do t’ia dalë me sukses.
Përveç ekspertëve, komunitetit akademik dhe OJQ-së, pjesë e negociatave ftohet të jetë edhe opozita.
Derisa Maqedonia të zbatojë tre proceset si: “Screeningu” apo vlerësimet, reformat parësore dhe zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, do të ndodhin tre procese tjera si: referendumi, ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet presidenciale./abcnews.al