Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria, Kurti nis sezonin e blerjeve”/ Shpreson te Diaspora, por edhe te Limaj

schedule23:18 - 12 Shkurt, 2025

schedule 23:18 - 12 Shkurt, 2025

Pa mundur te formoje shumicën i vetëm, me gati 9 % më pak mbështetje se zgjedhjet e kaluara Albin Kurti është me i pashprese se kurrë për ta drejtuar vendin dhe për të mos rrezikuar një kolaps politik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar se do ta formojë qeverinë e re, por ky duket si një ekuacion me shume te panjohura sepse ai nuk ka treguar se me kë do bashkëpunoj, ndërsa partitë opozitare po presin fundin e procesit te numërimit.

Megjithatë, me rezultatet aktuale, Vetëvendosje ka 46 maksimum 47 deputetë. Sipas matjeve të realizuara, votat e diasporës mund t’ia shtojnë partisë në pushtet deri në dy deputetë, ose maksimum tre nëse arrijnë të marrin mbi 70% të votave nga diaspora.

Megjithatë, kjo duket e vështirë që sërish të jetë e mundur për Vetëvendosjen ta krijojë qeverinë e vetme.

Diskutimet e ndryshme në studio e rrjete sociale kanë qenë për kontrabandë deputetësh”, megjithatë të gjitha mbeten të pakonfirmuara.

Madje, kreytari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, aludoi se Fatmir Limaj me deputetët e tij mund t’i bashkohen VV-së,

 “Limaj e ka një subjekt të vetin dhe për tu rritur prapë mund të shkojë në qeverisje me këdo që e ndihmon më shumë. Nëse Kurti i siguron 50 deputetë i ka 10 minoritete por jo të gjitha minoritetet serbe do të hyjnë në koalicion. Nëse opozita e bën qeverinë do të ketë shumë shpejt zgjedhjet për president dhe do ta ketë më të vështirë. Unë nëse do të isha në atë pozitë, do ta lejoja me çdo kusht që Albini të krijonte qeverinë.”, tha kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Por për ABC News kreu i Nismës konfirmoj se nuk ka asgjë konkrete nga këto diskutime.

Edhe pjesa tjetër e opozitës deri më tani nuk ka shprehur gatishmëri për koalicion me VV-në.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka deklaruar një ditë pas zgjedhjeve, se nuk pranojnë koalicion me partinë në pushtet.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Lumir Abdixhiku, kreu i LDK, në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje.

Llogarite politike në këtë moment peshojnë shume, duke marre parasysh se sfida e radhës është zgjedhja e presidentit të ri të Republikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!