Qeveria jep “OK”-in, mediat në Itali zbulojnë planin final për Serie A

schedule12:38 - 11 Prill, 2020

schedule 12:38 - 11 Prill, 2020

Futbolli në Itali mund të nisë për 50 ditë. La Repubblica shkruan se qeveria ka dhënë “OK”-in që të luhet futboll në fund të muajit maj, por ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut. Sigurisht që pritet të ketë masa të rrepta, në mënyrë që të mos ketë të infektuar të tjerë.

Plani është që ekipet të zbresin në fushë që më 4 maj dhe të bëhen gati për të luajtur në fund të muajit. Kështu do të ketë mjaftueshëm kohë që 13 javët e mbetura të Serie A të mbyllen para 3 gushtit, sipas udhëzimit të dhënë nga UEFA.

Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavë, në dy ditë, ndërkohë që sa i takon sezonit tjetër, mendohet të rinisë në javën e parë të muajit shtator. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!