Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria jep 18 milion lekë për vettingun në Drejtësi, si ndahen paratë?

schedule16:56 - 13 Nëntor, 2019

schedule 16:56 - 13 Nëntor, 2019

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të shtojë fondin e përgjithshëm të institucioneve të sistemit të drejtësisë, me 18 milion lekë.

Më anë të VKM-së është vendosur, mënyra se si do të jetë i detajuar ky buxhet. Shuma prej 18 milion lekësh do të kalojë për Komisionerin e Pavarur të Kualifikimit, 2 milion lekë do të kalojë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe 7 milion lekë për Komisionerin Publik.

Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019.

Ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË TË FONDEVE BUXHETORE PËR INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË, PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Institucioneve të sistemit të drejtësisë, në grupin buxhetor nr.63, në shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin e vitit 2019, i shtohet fondi i përgjithshëm prej 18 0000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekësh, i detajuar në programet buxhetore, si më poshtë vijon:
  2. a) 9 000 000 (nëntë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e rivlerësimit kalimtar të magjistratit”;
    b) 2 000 000 (dy milionë) lekë në programin “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar;
    c) 7 000 000 (shtatë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e Komisionerit Publik”.
  3. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të vendimit, të përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019.
  4. Ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!