ITALI– Qeveria italiane ka miratuar një ulje të re të taksës së akcizës për naftën, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve.
Vendimi, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon që deri më 25 gusht çmimi i naftës në pikat e karburantit të ulet me 17 cent për litër. Masa zgjat lehtësinë fiskale që ishte planifikuar të përfundonte më 6 gusht.
Autoritetet synojnë që përmes kësaj ndërhyrjeje të lehtësojnë kostot për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë vijojnë të karakterizohen nga luhatje të çmimeve.
Zgjatja e uljes së akcizës pritet të mbajë më të ulët çmimin e naftës në stacionet e karburantit deri në fund të periudhës së përcaktuar nga vendimi i qeverisë.


