Qeveria italiane/ Matarella: S’ka mazhorancë politike, duhet qeveri teknike

schedule14:10 - 8 Maj, 2018

schedule 14:10 - 8 Maj, 2018

Partitë politike në Itali refuzojnë propozimin e presidentit të vendit Mattarella, për krijimin e një qeverie teknike, që do të drejtonte vendin deri në muajin dhjetor. E vetmja që mbështet idenë e kreut të shtetit është partia demokratike.

Pas përfundimit të raundit të tretë dhe të fundit të bisedimevenë presidencë, kreu I shtetit Italian Mattarella deklaroi se nuk ka një mazhorancë politike dhe për këtë arsye propozoi një qeveri neutrale që të drejtojë vendin deri në dhejtor. Në të njëjtën kohë presidenti Italian u dha ultimatum partive ose zgjedhje të reja në korrik ose një qeveri teknike deri në dhjetor. Por Lega dhe lëvizja me pesë yje kanë hedhur poshtë këtë propozim.

Vetëm Partia Demokratike i ka dhënë mbështetje të plotë presidentit Matarela ndërsa Lega dhe Lëvizja me pesë yje menjëherë pas deklaratës së kreut të shtetit bënë të ditur se nuk do i jepnin votat e tyre një qeverie teknike. Luigi Di Maio, këmbënguli se është i gatshëm për dialog me Matteo Salvini, madje dhe për të zgjedhur një meër të tretë si kryeminsitër. Por ai theksoi se kushti mbetet tërheqja e Forza Italias nga koalicioni. Nëse kjo nuk arrihet atëherë ai u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja në korrik. Cdo opsion tjetër është i papranueshëm për lëvizjen me pesë yje

Nga ana e tij Salvini, lideri i Legës u shpreh se mbështet një qeveri të qendrës së djathtë përndryshe të gjithë duhet të shkojnë sërish në kutitë e votimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Forza Italia, e Berlusconit nuk është shprehur e kënaqur me mundësinë e zgjedhjeve të reja në korrik, pavarësisht qëndrimit të aleatit Salvini.

Presidenca italiane sqaroi se nuk ka asnjë mundësi që të ketë zgjedhje të reja para muajit korrik. Madje po sipas presidencës as data 8 korrik nuk është e përshtatshme, datë për të cilën ranë dakord Salvini me di Maion. Data më e mirë është ajo e 22 korrikut. Ndërsa një alternativë tjetër është ajo e zgjedhjeve në vjeshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!