Qeveria i jep 46 mln lekë Akademisë së Shkencave për projektet kërkimore kundër COVID-19

schedule19:10 - 28 Tetor, 2020

schedule 19:10 - 28 Tetor, 2020

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një shtesë fondi 46 milionë lekë të vjetra për buxhetin e Akademisë së Shkencave  për vitin 2020 që do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19. Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Vendimi i plote

Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020, miratuar për Akademinë e Shkencave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.
  1. Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

db/Abcnews.al