Qeveria i jep 2 mld lekë Shëndetësisë, ia heq ILD-së dhe kalon Kolegjit të Vettingut

schedule21:17 - 26 Nëntor, 2020

schedule 21:17 - 26 Nëntor, 2020

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme mes shumë vendimesh edhe një rishpërndarje fondesh mes institucioneve.

Kështu, Këshilli i Ministrave i hoqi 4 milionë lekë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ia kaloi Kolegjit të apelimit të rivlerësimit kalimtar, në zërin shpenzime personeli.

Gjithashtu ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në buxhetin e vitit 2020 në programin “Përkujdesi social” i shtohet fondi prej dy miliardë lekësh.

Efekti financiar i këtij vendimi do të përballohet nga pakësimi i fondeve korrente për disa ministri dhe institucione buxhetore.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të gjitha ministritë/institucionet buxhetore për zbatimin e tij./ db/Abcnews.al