Qeveria holandeze në alarm nga varianti Omicron, aplikon masat e reja kufizuese

schedule01:52 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 01:52 - 19 Dhjetor, 2021

Qeveria holandeze ka aplikuar masa të reja kufizuese, për shkak se është e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri Omicron. Dyqanet që nuk janë të domosdoshme për qytetarët, baret, parukeritë dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të muajit janar. Qytetarët do të lejohen të ftojnë deri në dy miq për festa.

Kryeministri Mark Rutte deklaroi që masat ishin të pashmangshme. Disa shtete të tjera të Evropës kanë shtrënguar masat pas përhapjes së variantit të ri. Masat e reja kufizuese në Holandë do të hyjnë në fuqi ditën e diel raporton “BBC”.

Aktivitetet sportive do të lejohen të zhvillohen pa spektatorë dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 9 janar. Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik deklaroi, që një numër i vogël qytetarësh janë infektuar me variantin Omicron por varianti po përhapet me shpejtësi të lartë. Autoritetet presin që varianti Omicron të jetë mbizotërues deri në fund të muajit.

Drejtuesi i ekipit të menaxhimit të infeksionit Jaap van Dissel deklaroi, se masat e marra do të bëjnë të mundur që më shumë njerëz të marrin dozën përforcuese të vaksinës.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!