Në Pallatin Presidencial të Serbisë u mbajt këtë të martë, seanca e qeverisë serbe në të cilën u diskutua situata aktuale në Kosovës, pas zgjedhjeve në veri.
I pranishëm në këtë seancë, krahas kryeministres Ana Bërnabiç dhe ministrave, ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë në seancën e qeverisë, ku si pjesë e pikës së parë të rendit të ditës po diskutohet për situatën aktuale në Kosovë”, thuhet në një njoftim të presidentit serb në Instagram.
View this post on Instagram
Më 25 prill, në 4 komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan u mbajtën zgjedhjet.
Sipas rezultateve, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb. Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, e cila kësaj here i bojkotoi zgjedhjet.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./abcnews.al