Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urimi që vjen nga fronti/ Zelensky, fjalë të përzemërta për Ramën në nisje të mandatit 4

schedule17:38 - 18 Shtator, 2025

schedule 17:38 - 18 Shtator, 2025

Pas votëbesimit në kuvend, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen e mandatit të katërt qeverisës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky rikonfirmon thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve ndërsa është besimplote se si Shqipëria ashtu edhe Ukraina do të përmbushin ambicien e tyre për tju bashkuar familjes europiane.

“Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”



Shqipëria dhe Ukrainë kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi ndërsa Tirana ka qënë një zë I shtuar I Kievit në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë drejtoi

Osbe-në në kohen e thellimit të krizës Rusi Ukrainë, para shpërthimit të konfliktit.  Me tej, agresioni rus në Ukrainë ka qenë në fokus të axhendës së presidencës shqiptare në këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara, duke qene edhe bashkëpenëmbajtëse me Amerikën.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!