Qeveria e re, nisin konsultimet në Itali

schedule13:09 - 4 Prill, 2018

schedule 13:09 - 4 Prill, 2018

Kanë nisur në Itali konsultimet për krijimin e qeverisë së re. Të parët që janë takuar me presidentin Matarela ishin kryetarët e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, Alberti Casellati e Fico, të ndjekur nga i vetmi President ende në jetë Xhorxho Napolitano. Pasdite do të zhvillohen takimet me grupet parlamentare.

Partitë e mazhorancës do të takohen me kreun e shtetit të enjten, ndërsa pritet që raundi i parë i bisedimeve të përmbyllet brenda 48 orësh. I vetmi që ka dhënë deklaratë për mediat para takimeve ka qenë kandidati për kryeministër nga rradhët e Lëvizjes Pesë Yjet.

Di Maio u shpreh se partia e tij është e gatshme tëkrijojë koalicionqeverisës me Legën e Salvinit ose me Partinë Demokratike. Ndërkohë Salvini është pjesë e koalicionit parazgjedhor të qendrës së djathtë, ku bën pjesë dhe Forza Italia e ish-kryeministrit Berlusconi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!