Qeveria e re në Serbi, Vuçiç: Me Kosovën kërkojmë kompromis, por jo poshtërim

schedule21:01 - 5 Tetor, 2020

schedule 21:01 - 5 Tetor, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte se një nga qëllimet kryesore të qeverisë së re është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Vuçiç shtoi se Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, por që nuk do të pranojë poshtërimin.

Duke iu drejtuar publikut, presidenti serb tha se në ditët e mëparshme, ishte parë në Karabak që në një ditë, pas 30 vitesh “konflikt të ngrirë”, lufta mund të shpërthente.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme Vuçiç konfirmoi Ana Bernabiç si kryeministren e Serbisë, duke i dhënë kësaj të fundit një mandat të dytë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!