Qeveria e re e Malit të Zi, Abazoviç publikon emrat e ministrave

schedule15:24 - 27 Prill, 2022

schedule 15:24 - 27 Prill, 2022

Kryeministri i emëruar Dritan Abazoviç këtë të mërkurë ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e  qeverisë së re e cila do të ketë 18 ministri,  katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

Abazoviç në bazë të Programit të Punës së Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, propozoi strukturën dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv, të cilin deputetët do ta shpallin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinje.

Në dokumentin e publikuar në uebfaqen e Kuvendit, Abazoviç ka theksuar edhe biografitë e kandidatëve të propozuar për nënkryetarë dhe ministra:

  • Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç.
  • Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviç.
  • Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i Mbrojtjes, MA Rashko Konjeviç.
  • Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimović.
  • Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat në studion ligjore Ivanović, Kovač & Vuksanović.
  • Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.
  • Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.
  • Ministër i Punëve të Jashtme, MA Ranko Krivokapiç.
  • Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç.
  • Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalošević.
  • Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj.
  • Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç.
  • Ministri i Arsimit, M. Miomir Mijo Vojinoviç.
  • Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Šćekić.
  • Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç.
  • Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç.
  • Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Đeka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;
  • Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Šćepanoviç.
  • Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç.
  • Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç./abcnews.al