Qeveria e kryeminsitrit çek Babis nuk merr votëbesimin

schedule12:54 - 17 Janar, 2018

schedule 12:54 - 17 Janar, 2018

Kryeministri i ri çek Andrej Babis nuk ka krijuar ende një qeveri pasi pjesa më e madhe e partive në vend nuk pranojnë ta mbështesin pasi e konsiderojnë si një rrezik për demokracinë.

Qeveria e kryeministrit të ri të Cekisë Andrej Babis, nuk ka marrë votëbesimin në parlamentin e vendit. Tashmë do të ketë një fazë të re konsultimesh, ku Babis do të përpiqet të krijojë një koalicion qeverisës që do të mund të marrë mazhorancën në parlament. Por ndërkohë qevera e tij do vazhdojë të jetë në detyrë. Babis një miliarder 63 vjeçar dhe populist, fitoi zgjedhjet vitin e kaluar me partinë e re ANO, me të cilën premtonte se do të luftonte korrupsionin në vend. Por partia e tij mori vetëm 30 për qind të votave, të cilat nuk mhaftonin për të qeverisur i vetëm, duke bërë që rruga për krijimin e një qeverie të komplikohej. Babis është pronar i të përditshmeve më kryesore në vend dhe konsiderohet si një rrezik për demokracinë nga shumë kundërshtarë të tij. Për këtë arsye pjesa më e madhe e partive deklarohej para zgjedhjeve se nuk do të bëheshin pjesë e koalicionit qeverisës me Babis kryeministër. Kryeministri i ri aktualisht ëshë nën hetim për evazion fiskal, dhe në pritje që deputetët të vootojnë për t’i hequr imunitetin parlamentar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!