Qeveria e Kosovës ndan 60 milion euro paga për bizneset aktive

schedule09:48 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:48 - 28 Shtator, 2020

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.