Qeveria e Kosovës miraton vendimin për transformimin e FSK në ushtri

schedule13:49 - 13 Shtator, 2018

schedule 13:49 - 13 Shtator, 2018

Qeveria e Kosovës miratoi në mbledhjen e të enjtes vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri. Me një vendim të paparalajmëruar, qeveria e miratoi atë në mënyrë unanime dhe pse prej kohësh pritej ky vendim. Në mbledhje, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha propozoi ndryshimin e tri ligjeve për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, në kuadër të së cilës FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së kalon në Ministri të Mbrojtjes. Në mënyrë unanime, qeveria votoi projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për Shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimin për kalimin në Ministrin e Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje munguan ministrat serbë. Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp mëngjesin e të enjtes presidenti i vendit Hashim Thaçi, paralajmëroi që të mos merrej një vendim i njëanshëm për transformimin e ushtrisë, pra pa votën e ministrave serbë. Edhe pse mediat nuk ishin lajmëruar se pritej një votim i tillë. Mediat kosovare raportojnë se kjo konsiderohet si një përplasje e rradhës mes kryeministrit Haradinaj që mbajti premtimin e tij dhe presidentit Thaçi që ishte kundër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!