Në ditën e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi Vujanoviç për mundësinë e rishikimit dhe korrigjimit të territorit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi se marrëveshjaështë iratuar në ënyrë unanime nga ekzekutivi që ai drejton. Më tej kryeministri bëri apel që parlamenti i vendit të bashkohet dhe të miratojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Sipas Haradinaj marrëveshja në fjalë ka një element shumë të rëndësishëm, rishikimin dhe korrektimin.Më tej ai ftoi palët politike në vend që temat e vështira të zgjidhen duke respektuar të të drejtën e Kosovës. Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi para gazetarëve të pranishëm në presidencë se ishte arritur një marrëveshje përfundimtare për demarkacionin me Malin e Zi. Ai theksoi se marrëveshja ishte arritur mes tij dhe homologut malazez. Përmes kësaj deklarate dy presidentët u bënë thirrje deputetëve që të votojnë në parlament marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës./abcnews.al
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi
schedule12:14 - 17 Shkurt, 2018
schedule 12:14 - 17 Shkurt, 2018