Qeveria e Kosovës e pakënaqur nga Shqipëria

schedule14:51 - 25 Maj, 2019

schedule 14:51 - 25 Maj, 2019

Qeveria e Kosovës shprehet e pakënaqur me mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve tregtare nga Shqipëria, megjithatë shpreson për arritjen e një marrëveshjeje. Analistët thotë se duhet të merren masa që këto barriera të eliminohen.

Vështirë të realizueshme e konsideron njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Shqipërisë nga qeveria e Kosovës.

Gërxhaliu  thotë se ankesat të cilat i kanë adresuar kohë më parë  lidhur me zbatimin e marrëveshjes tregtare nga Shqipëria kanë mbetur nën hijen e pseudopatriotizmit.

 

Në këtë moment është atipike të pritet që do të ketë reciprocitet nga vet fakti që do të ketë një barazim me masat që i janë bërë Serbisë por rajoni është duke u kthyer mrapa. Ajo që mund të jetë rekomandim është fakti që po krijohet një bindje që evropa ka nevojë të integrohet në ballkan e jo ballkani në Evropë.

Ndërsa thotë se barrierat ekzistojnë.

“Duhet të merren masa që këto barriera të eliminohen. Është koha që të avancojë dialogu dhe të mos ketë takime vetëm për fotografi dhe dreka të lluksit por problemet të adresohen”, tha analisti Safet Gërxhaliu.

Sipas tij në këtë mënyrë është e pamundur që prodhimet kosovare të jenë në tregun e Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri Haradinaj i pyetur gjatë javës lidhur me këtë çështje ka shfaqur shpresën e zgjidhjes së këtyre problemeve.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, shpresoj se do t’i zgjidhim”, ka thënë ai.

Në vitin 2013, Shqipëria dhe Kosova kanë nëshkruar disa marrëveshje për të rritur bashkëpunimin e për të hequr barrierat tregtare mes dy vendeve, por që prej 5 vjetësh bizneset ankohen se asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes së kostove tregtare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!