Kriza e spitalve në Francë ka bërë që qeveria të marrë përsipër 10 mld euro borxh. Edhe pse sistemi spitalor në Francë është konsideruar si një ndër më të mirët, vitet e fundit është përballur më krizën borxheve. Qeveria franceze ka deklaruar se do të marrë përsipër 10 miliardë euro boxhe për të ndalur protestat disa mujorë të doktorëve dhe infermierëve. Kryeministri Eduard Filip tha se do të bëhën financime urgjente deri 800 euro bonus të përheshëm vjetor për 40 mijë infermierët e vendit që fitojnë deri 1,900 euro në muaj.
“Buxheti ynë për sektorin spitalor do të rritet me 1,5 miliardë dollarë në tri vitet e ardhshme, që do lejojë spitalet të ulin deficitet dhe të modernizohen. Ne e kemi dëgjuar zemërimin, lodhjen dhe pafuqinë tuaj me situatën, ndaj po marrim përsipër e borxhet,” deklaroi kryeministri Filip.
Mbingarkesa dhe pagat e ulëta kanë detyruar largimin e stafit drejt sektorit privat, por edhe pse me një buxhet vjetor mbi 11 për qind e prodhimit kombëtar, spitalet franceze kanë mbyllur qindra salla operacioni.
Këto zhvillime në muajin mars nxorën në greva doktorët dhe infermierët e Parisit, të cilët ankoheshin se pacientët e moshuar po pritnin deri në 72 orë në korridore nga mungesa e shtretërve./abcnews.al