Qeveria dhe ekonomitë lokale, Mazniku: Po bashkëpunojmë me universitetin e Harvard-it, fokusi tek ekonomia!

schedule18:36 - 25 Prill, 2024

schedule 18:36 - 25 Prill, 2024

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në një intervistë në “Special Report” në ABC News, foli për bashkëpunimin me Universitetin e Harvardid, me qëllim fuqizimin e rolit të bashkive, për të nxitur rritjen ekonomike. Ai shpjegoi se synojnë që të arrijnë një marrëveshje me këtë universitet.

“Një ndër gjërat që doli në diskutimet që kemi bërë është nevoja që bashkitë të fuqizojnë më shumë rolin e tyre përtej institucionit që merret me mbajtjen e rrugëve. Duhet të kemi në vëmendje edhe rolin që mund të luajnë bashkitë për të nxitur rritjen ekonomike. Pra ndaj ne po bëjmë edhe këtë bashkëpunim me Harvard. Synojmë të bëjmë një marrëveshje me këtë institucion. Dhe të shohim se si mund të asistojmë secilën prej bashkive për një plan rritje të fokusuar tek ekonomia. Flasim për laboratorin e rritjes në Universitetin e Harvard-it që ka një eksperiencë të gjatë dhe të rëndësishme. Gjithashtu edhe sektori privat ka një rol për të luajtur në investimet që bën, por mendojmë që bashkitë duhet të kenë një rol më energjik të fokusuar në rritjen ekonomike”, theksoi Mazniku.

/abcenews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!