Qeveria “Conte” në Senat: Vijon debati maratonë, partia e Renzit pritet të abstenojë

schedule20:23 - 19 Janar, 2021

schedule 20:23 - 19 Janar, 2021

Senati italian është duke mbajtur një debat maratonë për fatin e qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte. Ky i fundit, një ditë më parë e kaloi me sukses provën në parlament.

Diskutimi vijon prej më shumë se nëntë orësh tashmë dhe deri më tani dihet se forca politike e Mateo Renzit, “Italia Viva”, do të abstenojë.

Megjithatë, beteja e Contes në senat duket më e vështirë, pasi nuk e ka shumicën.

Kriza politike në Itali erdhi për shkak të përplasjeve mes aleatëve në qeveri mbi mënyrën se si u menaxhua kriza e pandemisë si dhe për ndihmën që u dha nga Bashkimi Evropian. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!