Qeveria britanike publikoi shifra të rreme në Maj për të justifikuar mbylljen e dytë të vendit

schedule11:19 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:19 - 6 Nëntor, 2020

Një parashikim zyrtar se viktimat nga koronavirusi do të kalonin shifrat e regjistruara në valën e parë është korrigjuar në heshtje nga qeveria dhe janë  pikërisht këto parashikime që çuan në një bllokim të dytë kombëtar, raporton Daily Mail.

Sipas parashikimeve Britania do të regjistronte në 1,500 viktima në ditë deri në fillim të dhjetorit, shumë më e lartë se numri i viktimave të regjistruara në valën e parë.

 

Sidoqoftë, shifrat, të cilat shkaktuan alarm në të gjithë vendin, tani janë ndryshuar “pasi u zbulua një gabim”. Shifrat e rishikuara tani sugjerojnë që vala e dytë ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel me skenarin më të keq me 1,010 viktima në ditë deri më 8 dhjetor – një shifër e ngjashme me atë  në prill.

Parashikimet për shtrimet në spital u rishikuan gjithashtu dhe nga 9,000 në fillim të dhjetorit zbritën në  6,190. Zbulimi i ri tronditës vjen vetëm disa ditë pasi qeveria deklaroi se numri i viktimave mund të kapte shifrën e 4000 viktimave në ditë.

 

Më herët Kryeministri dhe shefi ekzekutiv i NHS Sir Simon Stevens përdori një grafik që tregonte se ishte rritur numri i pacientëve të shtruar në Covid-19 për të justifikuar bllokimin e dytë të Anglisë.

Sipas grafikut më shumë se 11,000 njerëz me Covid-19 po trajtoheshin në spitalet në Angli tani krahasuar me vetëm 500 në fillim të Shtatorit. Britania regjistroi 378 viktima dje, një rritje prej 35 përqind në krahasim me javën e kaluar, transmeton abcnews.al

 

 

Shkencëtarët  janë akuzuar se kanë trembur popullin me breshërinë e tyre të tabelave të ditëve të fundvitit bazuar në parashikime, supozime  – por rrallë të dhëna konkrete, në kohë reale.

Duke folur në kamera, Sir Simon tha: ‘Ashtu si ju – jam i sigurt se Kryeministri nuk do të më kritikojë për deklaratën time – unë i kam parë këto njoftime në shtyp dhe nganjëherë grafikët mund të jenë pak të vështirë për tu parashikuar, kështu që unë po ju tregoj një tabelë që përcakton në mënyrë të padiskutueshme atë që po shohim në shërbimin shëndetësor.

“Numri i pacientëve, në  fillim të shtatorit ishte nën 500 pacientë. Nga fillimi i tetorit, u rritën në  2,000 pacientë, dhe, tani, në fillim të nëntorit  mbi 11,000. Ky është ekuivalenti i 22 spitaleve tona në të gjithë Anglinë me pacientë të shtruar me koronavirus – këto janë fakte, nuk janë parashikime, parashikime, ata janë pacientët në spital sot. ‘ s.ba/abcnews.al