Qeveria amerikane i dhuron forcave të armatosura shqiptare 12 automjete të blinduara

schedule17:20 - 6 Nëntor, 2017

schedule 17:20 - 6 Nëntor, 2017

Qeveria amerikane i ka dorëzuar 12 automjete të blinduara Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në ceremoni ishte i pranishëm ambasadori amerikan Lu dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

12 mjete të blinduara të forcave amerikane nga sot janë pjesë e Komandës së Forcës Tokësore Shqiptare.
Në korrent me diskutimet në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu foli për buxhet të shtuar dhe krenari.
Edhe pse ishte vetë ministrja Xhaçka ajo që lajmëroi ditë më parë ngritjen e një grupi të përbashkët inspektimi mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes për vëzhgimin në detaj dhe nxjerrjen e përgjegjësve për situatën e vëzhgimit të hapsirës detare, për ambasadorin amerikan Lu kjo është një kohë e shkëlqyer për të qënë ushtar i forcave të armatosura të Shqipërisë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në anën tjetër, i njohu SHBA-ve meritën.
Në vijim ministrja dhe ambasadori amerikan panë nga afër mjetet e dhuruara për Komandën e Forcës Tokësore të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!