Qeveria: 5 mijë euro shpërblim për emigrantët që hapin biznes në Shqipëri, deri në 10 mln euro fond për sipërmarrjet e reja

schedule15:24 - 15 Shtator, 2021

schedule 15:24 - 15 Shtator, 2021

Biznesi i vogël është parashikuar të ketë një vëmendje ndryshe në mandatin e tretë të socialstëve. Në programin e qeverisë “Rama 3” theksohet se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i mbështetur me zero taksa ndërsa parashikohet nxitje për sipërmarrjet e reja.

Ndërkohë granti deri në 5 mijë euro që nisi si një program për hapjen e bujtinave nga emigrantët, do të zgjerohet edhe në sektorë të tjetër, për çdo biznes të nisur nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Lexo edhe: Programi i qeverisë: Kush fiton më shumë, tatohet më shumë, shpërblime për “shërbëtorët publikë”

-Biznesi i vogël me zero taksa

-Vijojmë të nxisim sipërmarrjet e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja do të 5-fishohet duke arritur në 10 milionë euro

-Do të përdorim instrumentin e amortizimit të përshpejtuar gjatë vitit, për të nxitur investimet me pajisje të prodhuara brenda vendit, me vëmendje në pajisjet që kursejnë energji dhe janë miqësore ndaj mjedisit deri në kuotën 40%.

-Do të mbështesim emigrantët që transferojnë në Shqipëri njohuritë dhe aftësitë e marra përmes mbështetjen në formë granti në vlerën deri në 5 mijë euro për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!