Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveri me këmbë në tokë/ Gjyli: Ka disa disbalanca të brendshme brenda PS, Rama mund të bëjë ndryshime

schedule20:34 - 25 Shkurt, 2026

schedule 20:34 - 25 Shkurt, 2026

TIRANË- Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” komentoi mbi zhvillimet e mundshme, që pritet të diskutohen të enjten në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ajo u shpreh se janë tre elementë, të cilët mund ta çojnë Ramën që të bëjë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

“Janë tre elementë që i ndikojnë ndryshimeve qeveritare. Elementi i parë është se ka disa disbalanca të brendshme brenda PS sot, shikohet, mbledhja nuk do jetë vetëm për çështjen e imunitetit, praktikisht ka dhe brenda PS një lloj disbalancim të influencave të individëve që kanë pushtet dhe ndoshta për të vendosur balanca brenda PS dhe Edi Rama ka bërë lëvizjet në qeveri për të shuar zëra apo për të ulur pakënaqësi brenda PS. Elementi i parë është për të kthyer balancën brenda PS dhe për të mos e çuan në një gap të mundshëm që do fuste ujë në anijen e madhe brenda PS.



Nuk do ketë  ndryshim filozofie dhe strategjia për mënyrën se si do funksionojë qeveria. Ata që drejtojnë PS ata janë, por do jetë thjesht lëvizje e gurëve dhe ndodha largim nga fusha e shahut të atyre individëve që kanë çështje të hapur me gjyqësorin.

E treta është presioni ndërkombëtar dhe patjetër që duhet thënë dhe deklarata e Mcallister dhe pozicionimi i SHBA, është që t’i japim dorën e lirë drejtësisë, por nga ana tjetër  dhe qeveria duhet të jetë e kujdesshëm me veprimet dhe me vendimet që do të marrë. Duket si nevojë që i lind PS dhe Ramës për të bërë disa lëvizje të lojës së shahut brenda PS.”, tha Arsjeda Gjyli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!