Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri të qëndrueshme dhe një qasje serioze ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këto ishin dy mesazhet kryesore që dërgoj nga samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Ai këto deklarata i bëri gjatë Samiti të Paqes dhe Demokracisë.
“Bashkimi Evropian ka qenë i qartë: përparimi varet jo vetëm nga reformat e brendshme, por edhe nga avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale, forcimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e lirisë së mediave, sigurimin e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të Kosovës. Këto nuk janë pengesa të vendosura nga Bashkimi Evropian, ato janë themele për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë. Për këtë duhet fillimisht ngritja e institucioneve.”
Sipas Orav, kritikat se Brukseli ka hequr dorë nga vendet e Ballkanit nuk qëndrojnë.
“Bashkimi Evropian duhet të mbetet i angazhuar, i qëndrueshëm dhe mbështetës. Dhe ne jemi gjithmonë aktiv për këtë synim. Angazhimi ynë ndaj rajonit është thelluar, jo dobësuar.”
Ambasadori u ndal edhe tek sfidat e dezinformimit. Sipas tij, hapësira informative e Kosovës mbetet e cenueshme ndaj manipulimit dhe ndikimit të jashtëm, ndërsa qytetarët janë të ekspozuar ndaj sulmeve.
Kosova kaloj një vit të vështirë, zhytur në ngërç politik dhe ekonomik, ndërsa në 28 dhjetor, qyteraët do të dalin sërish përballë kutive të votimit. / abcnews.al /

