Qetësohet situata në Durrës, bie numri i të shtruarve në pavijonin Covid

schedule11:39 - 1 Mars, 2021

schedule 11:39 - 1 Mars, 2021

Në pavijonin Covid të spitalit të Durrësit ka rënë numri i pacientëve të shtruar. Gazetari Leonidha Musaj raporton se aktualisht në këtë pavijon janë  57 persona të shtruar, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Të shtruarit kryesisht kanë nevojë për oksigjen. Kështu, ndryshe nga disa ditë më parë ku pati një fluks me të sëmurë, situata paraqitet më e stabilizuar në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu edhe para repartit Covid të këtij spitali ka prezencë shumë të vogël të familjarëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!