Qetësohet Klopp, Liverpool ndahet në dysh dhe futet në histori

schedule11:23 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 11:23 - 9 Dhjetor, 2019

Liverpool po “fluturon” në kampionat dhe kryeson me 8 pikë më shumë se Leicester City ndjekës. “The Reds” kanë barazuar vetëm një herë në 16-të javë dhe i kanë fituar ndeshjet e tjera. Titulli mungon prej vitit 1990 dhe ekipi i Klopp është në rrugën e duhur për ta rikthyer trofeun e madh në qytet.

Klubi anglez do të futet në histori këto ditë, edhe pse pa dëshirë. Fitimi i Champions League sezonin e kaluar bën të mundur pjesëmarrjen në Botërorin e klubeve, por ka probleme me kalendarin. Me datë 18 dhjetor është gjysmëfinalja e Botërorit, teksa një ditë më parë është programuar të luhet çerekfinalja e Carabao Cup me Aston Villa.

Jurgen Klopp kërcënoi në fillim të nëntorit me tërheqje nga kompeticioni i Kupës së Ligës, por trajneri është qetësuar dhe është gjetur një zgjidhje. “The Reds” do të luajnë me ekipin e të rinjve kundër Aston Villa, ndërsa 24 orë më pas, 5500 km më larg, do të zbresë ekipi i parë në fushë për gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve. /abcnews.al