Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore mendohet të mbarojë rreth orës 20. Shkodra ka në total 8 ZAZ, ku 5 janë të bashkisë së Shkodrës. Në total, Shkodra ka 405 qendra votimi, ndërkohë votues janë rreth 213 mijë votues me total 11 mandate. Rreth 17 mijë vota janë të Diasporës.
Procesi vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt