Kandidati demokrat për kancelar në Gjermani, Armin Laschet kërkoi falje sot pasi u pa duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet.
Ndërsa po vizitonte qytetin e shkatërruar të Erftstadt, Laschet u kap duke bërë shaka me kalimtarët ndërsa presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, drejtuar solemnisht kamerave.
Lars Klingbeil, sekretari përgjithshëm i partisë Social Demokrate të qendrës së majtë (SPD), e quajti sjelljen e Laschet “mungesë të mirësjelljes dhe të tmerrshme”.
Ndërkohë, Laschet më vonë kërkoi falje për sjelljen e tij duke e cilësuar si të papërshtshme.
“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë. Kështu që pendohem edhe më shumë për përshtypjen që lindi nga një situatë bisede, ” tha Armin Laschet. g.v/abcnews.al