Qeshën pas incidentit, Einxhel flet nga Spitali Hygeia dhe ka diçka për t’ju thënë banorëve

schedule21:27 - 28 Janar, 2022

schedule 21:27 - 28 Janar, 2022

Sapo nisi puntata e sotme në Big Brother VIP, Arbana Osmani ka lajmëruar se Einxhel ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin Hygeia për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj.

Në fillim, banorët nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe për këtë folën gjatë mbrëmjes së sotme. Arjola u shpreh se nuk menduan se situata ishte kaq serioze por sigurisht kur e kuptuan, i kanë qëndruar pranë. Ndërkohë, Einxhel “hyri” në shtëpinë e Big Brother përmes një lidhjeje live.

Duke folur nga spitali, ajo falenderoi banorët për ndihmën që i kanë dhënë ndërsa sqaroi se ndodhet shumë mirë. “Jam shumë mirë, sidomos pas make up dhe rregullimit të flokëve. Më ka marrë shumë malli që tani. Doja të shpjegoja pjesën e të qeshurës. Nuk është faji i banorëve, në momentin që ndodhi nuk doja të përhapja panik, as të merakoseshin familjarët. Qesha dhe menduan se po bëja shaka derisa e kuptuan.

Ndihma erdhi shumë shpejt por isha ajo që refuzova përveç qetësuesve. Banorët më kanë dhënë një suport dhe shërbim maksimal në shtëpi, nuk jam e surprizuar sepse e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë. I kam parë të trembur kur më shikonin duke qarë. Ana humane është te gjithsecili dhe i falenderoj që janë ashtu siç janë.”, tha Einxhel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!