Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qershori do t’ju trondisë! / Horoskopi: Kush dashurohet, kush fiton para e kush duhet të bëjë kujdes?

schedule14:30 - 29 Maj, 2026

schedule 14:30 - 29 Maj, 2026

A do të jetë Qershori muaji i dashurisë, parave apo një kthese që askush nuk e pret? Sipas parashikueses së tarot-it, Fortuna Major, energjia e këtij muaji nuk do të kalojë pa lënë gjurmë.

E ftuar në lidhje direkte me ABC e Mëngjesit, Fortuna Major sjell mesazhin e tarot-it për muajin Qershor, një periudhë që sipas saj vjen me lëvizje të forta energjike, transformime personale dhe surpriza që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës për shumë njerëz.

“Qershori hap një kapitull të ri për të gjitha shenjat”, paralajmëron ajo, duke theksuar se ky muaj nuk është për të qëndruar në vend. Tarot-i flet për vendime të mëdha, mbyllje ciklesh dhe nisje të reja – në dashuri, financa dhe marrëdhënie personale.



Për disa shenja, kartat paralajmërojnë rikthime të papritura në jetën sentimentale, takime që ndezin zemrën ose vendime të rëndësishme në çift. Për të tjerët, fokusi zhvendoset te puna dhe financat, ku mund të shfaqen mundësi që kërkojnë guxim dhe intuitë.

Por jo gjithçka do të jetë e lehtë.

Tarot-i paralajmëron se disa persona mund të përballen me të vërteta që i kanë shmangur prej kohësh. Qershori, sipas Fortune Major, është një muaj transformimi dhe çdo transformim kërkon të lësh pas diçka për të fituar diçka më të madhe.

Energjia e këtij muaji duket se i shtyn të gjithë drejt reflektimit: Çfarë duhet të ndryshosh? Çfarë duhet të lësh pas? Dhe mbi të gjitha… a je gati për atë që po vjen?

Një gjë duket e sigurt sipas kartave tarot: Qershori nuk do të jetë një muaj i zakonshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!