Nëpër rrugët dhe parqet e kryeqytetit ndeshim shpesh qen të cilët lëvizin pa maska mbrojtëse, çka përbën një rrezik për fëmijët dhe të moshuarit. Për mikrofonin e ABC News qytetarët shprehen se pronarët e këtyre kafshëve duhet të jenë të përgjegjshëm që mos t’i nxjerrin pa maska mbrojtëse.
Një nga zonat e kryeqytetit ku ndeshet më shpesh kjo problematikë është Parku Rinia ku siç shihet dhe nga pamjet ka dhe shumë fëmijë të cilët luajnë me prindërit apo gjyshërit e tyre.
Qytetarët shprehen se nuk duhet të lejohen këto kafshë të qarkullojnë pa maska, sidomos në zonat publike ku ka fëmijë, pasi rreziku është i madh.
Ndërkohë, ABC neës tentoi të merrte reagime edhe nga të zotët e qenve që lëviznin pa maska, por ata kanë refuzuar të përgjigjen.
Prej janarit të këtij viti përgjegjësia i ka kaluar Bashkisë së Tiranës për të ndërgjegjësuar dhe bërë kontrolle ndaj pronarëve që nuk zbatojnë rregullat kur dalin me qentë e tyre pa maska në ambientet publike, ku nuk kanë munguar as masat administrative./ABC News Albania 24/7