Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qentë lehin, karvani përpara”, Rama batuta me Ahmetajn: Ky është i hidhur ne jemi të ëmbël vetë

schedule17:00 - 17 Nëntor, 2020

schedule 17:00 - 17 Nëntor, 2020

Viti i Ri do të gjejë në shtëpi të reja 300 familje në zonën e Xhafzotajt në Shijak. Kështu shkruan kreu i qeverisë Edi Rama teksa ka shpërndarë pamje nga vizita e zhvilluar sot në këtë zonë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj. Rama thumbon edhe kritikët teksa shkruan: Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara.

“Xhafzotaj, Shijak – Vazhdon kthimi në shtëpi të reja. Puna vijon pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të shkuar dhe në 300 shtëpi të kësaj zone do të festohet Viti i Ri. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës në këto banesa Rama shkëmbeu batuta me ministrin Ahmetaj. “Ky të marri ëmbëlsira se ky është i hidhur, ne të tjerët jemi të ëmbël vetë”, u shpreh Rama.

Ndërsa thumboi edhe opozitën duke theksuar se duhet të futesh me të djathtën vetëm tek dera dhe pastaj duhet të mendosh vetëm majtas. “Me të djathtën vetëm kur futesh te dera, pastaj me të majtën gjithë kohës”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!