Disa qen i shpëtuan jetën një vajze të porsalindur në një fshat të Indisë pasi u braktis nga prindërit. Vogëlushja u gjet në një vend të izoluar, e vendosur përkrah këlyshëve, e cila kishte ende kordonin e kërthizës.
Ajo u gjet nga disa vendas kur dëgjuan të qarat e saj. Oficerët e çuan fëmijën në spital për të parë gjendjen e saj. Disa besojnë se vajza mbijetoi në të ftohtë vetëm falë ngrohtësisë së këlyshëve.
“Ndoshta është ngrohtësia nga këlyshët dhe vetë nëna e tyre që e kanë mbajtur gjallë këtë të porsalindur.“, tha njëri prej banorëve.
/abcnews.al