Qentë endacakë “pushtojnë” Lezhën, Bashkia në kërkim të zgjidhjes

schedule14:38 - 28 Mars, 2019

schedule 14:38 - 28 Mars, 2019

Turma me qenë endacakë qarkullojnë nëpër rrugët dhe çdo lagje të qytetit të Lezhës. Sipas informacionit që vjen nga Bashkia kohët e fundit ka shtim të numrit të tyre dhe po kërkohet një zgjidhje për situatën.

Në Lezhë qentë endacakë po shtohen frikshëm. Ata janë kudo, në rrugë e lagje. Shumë prej tyre  qen të braktisur nga pronarët. Por disa janë sjellë nga zonat e tjera. Megjithë projektet e ndryshme Bashkia nuk ka mundur të mbajë territorin e Lezhës të qetë nga këto kafshë.

Por specialisti i Vetenerarisë në Bashkinë e Lezhës, Gjovalin Kaceli, thotë se janë në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

 Gjovalin Kaceli Specialist Veterinar Bashkia e Lezhës: “Deri tani janë sterilizuar qindra qen dhe pritet që ky problem të marrë zgjidhje sipas legjislacionit në fuqi”.

Bashkia e Lezhës po mbështetet edhe nga dy organizata për mbrojtjen e kafshëve. Ata janë të interesuar për t’u gjetur strehë të braktisurve.

Gjinovefa Hasanaj, Presidente e Shoqatës Jeta, Kafshët dhe Njerëzit:Nga padituria dhe papërgjegjësia e njerëzve lëshohen kafshë në rrugë, kafshët e rrugës mbi 80- 90 % kanë qenë me pronar”.

Blendi Bejdoni Përfaqësues i Straycoco: “Synojmë mbi 100 qen dhe rrugës sdo shohim si do shkojë puna dhe të vazhdohet edhe me një numër më të madh”.

Për trajtimin e qenve është ndërtuar edhe një qendër në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll. Aty bëhet vaksinimi dhe sterilizimi i tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!