Qentë endacakë i sulmuan maçokun e tij, Ylli Limani shprehet i mërzitur dhe i revoltuar për atë që i ndodhi

schedule15:33 - 21 Gusht, 2022

schedule 15:33 - 21 Gusht, 2022

Yll Limani ka ndarë me fansat një lajm të trishtë. Ai bën me dije se ka humbur maçokun e tij, të cilin e adoptoi pak kohë më parë. Teksa ka ndarë disa foto me maçokun e tij, të cilin e cilëson si “djalë”, këngëtari i njohur ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me të.

“Të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit, Loki ka dalë në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qen endacak në oborrin e shtëpusë…. vazhdimin s’kam zemër me e shkru, qysh s’kom pas zemër me i pa kamerat e sigurisë së shtëpisë sonë.”

Në disa foto të tjera të publikuara, Ylli shfaqet i revoltuar edhe ndaj qeverisë. “Dhimbja për Lokin më bërë të reagoj. Por, në dhimbjen time racionalizova mbi shkallët e dhimbjes dhe tmerrit që prindërit e çdo lagjeje në Prishtinë përjetojnë çdo ditë. Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, gjithçka çfarë përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjes komunale që lundrojnë nëpër liqenjtë e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin nga qentë.

Në qetësinë time po shtroj një grumbull situatash hipotetike e pyetjesh: Çfarë nëse do të isha vetë unë ose dikush nga familja, miqtë, fqinjtë ose fëmijët e tyre? Çfarë nëse do të ishte një prej qytetarëve të Prishtinës? Ku do duhej të drejtoheshim?

Përgjigja është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj të besoj që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur nga problemet ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i përjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë.

Rreziku nga qentë endacakë është i vazhdueshëm dhe ky problem kërkon zgjidhje të menjëhershme. E di që zgjidhja e këtij problemi nuk do të llogaritet si fitore politike, sepse përditshmëria qytetare është harruar me kohë nga dëshirat futuristike të udhëheqësve tanë. Por, zgjidhja duhet me filluar me u gjet. Sot. Menjëherë. Urgjent. 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!