Një burrë i pastrehë nga Brazili nuk është braktisur nga qentë e tij në një moment kritik. Ai ishte dërguar me ambulancë në spital pasi kishte pësuar një goditje.
Gjashtë qentë e tij besnikë kishin ndjekur ambulancën për disa milje dhe pastaj kishin qëndruar 24 orë duke pritur jashtë spitalit, ndërsa pronari i tyre po merrte shërbimin mjekësor.
Qentë qëndruan duke pritur pronarin Luiz, i cili ishte shtruara në spitalin Santa Casa të qytetit Cianorte, Brazil. Luiz doli nga spitali dhe u ribashkua me gjashtë qentë.
Simone Zilane, një vullnetare me grupin e mirëqenies së kafshëve, Amigos de Patas, filmoi qenët të cilët qëndronin jashtë ambienteve të spitalit. Fotot aktivisti i bëri publike në median braziliane G1./abcnews.al/