Qeni që “pushtoi” rrjetet sociale pasi u dhunua, a ishte “rrugaç”? “Piranjat” sjellin të vërtetën

schedule21:05 - 14 Qershor, 2022

schedule 21:05 - 14 Qershor, 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes historinë e qenit që dhunohej nga një 19-vjeçar.

Të martën e kaluar gazetarja Aida Topalli bisedoi me dhunuesin, 19-vjeccarin Mustafa, i cili tha se ai ishte qen rrugësh dhe se gjithçka e kishte bërë për tik-tok, ndërsa premtoi se nuk do e përsëriste më gabimin.

Por jo e gjithë historia qëndron, pasi qeni jo vetëm që nuk është qen rrugësh por ka dhe një pronar që kujdeset për të.

Dhe si gjithmonë “Piranjat” nuk i lënë asnjëherë punët në mes, gazetarja Aida Topalli ka shkuar në banesën ku rri qeni, dhe ka biseduar me zonjën që kujdeset për të.

“Jo ai nuk është qen rrugësh, unë e mbaj në shtëpi. Unë e kam gjetur në dimër. Ka qenë një vdekje, ka qenë e turbulluar prandaj e lëshova, nuk e di se çfarë ka ndodhur”, u shpreh zonja që kujdeset për qenin.

Ndërkohë djali i zonjës tha se ata blejnë gjithçka që i nevojitet kafshës së tyre shtëpiake.

“Blejmë shampo, blejmë vaksina, blejmë gjithçka që i duhet qenit”, u shpreh djali.

/T.H/Abcnews.al/