Qeni i humbur rikthehet në shtëpi pas 5 vitesh, pronarja shpërthen në lot

schedule17:40 - 19 Janar, 2022

schedule 17:40 - 19 Janar, 2022

Një grua nga Nju Jorku është bashkuar me qenin pas 5 vitesh nga humbja e tij. Kafsha shtëpiake u shfaq në një strehë 1 mijë e 600 kilometra larg në shtëpia.

Ndërsa Jen Costa tha se zhdukja e Azzurrës i kontribuoi në një depresion të thellë të saj.

Por, së fundmi u kontaktua nga Henderson City Animal Rescue, të cilët i thanë se qeni ishte gjetur përmes mikroçipit.

“Isha ulur në karrigen e parukierit duke bërë prerje flokësh dhe pashë një email e fillova të qaja. Atij i duhej të ndalonte dhe të më jepte një pecetë për t’i fshirë lotët si dhe të më priste deri sa u qetësova për të vazhduar me procesin e prerjes”, tha Costa për WBBJ-TV./abcnews.al