Staf, lojtarë dhe punonjës të klubit. Të gjithë bashkë te Partizani dhe me një mesazh të qartë: qëndroni në shtëpi. Klubi i kuq ka publikuar një mesazh sensibiluez, që nis me trajnerin Adolfo Sormani e vijon më pas me stafin e tij dhe futbollistët.
Të gjithë të qartë: “Qëndroni në shtëpi, ia dalim së bashku”. Coronavirusi ka pezulluar gjithçka në Europë dhe futbolli nuk ka shpëtuar. Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura, ndërkohë që ka edhe shumë viktima.
Gjatë këtyre ditëve janë të shumta mesazhet nga personalitet të ndryshme, që u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Një ditë më parë edhe FSHF publikoi disa video, ku shfaqeshin lojtarët e kombëtares, Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla dhe Marash Kumbulla, të cilët u bëjnë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi. /abcnews.al