Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qëndroni në shtëpi, do kthehemi sërish”, Challandes mesazh dardanëve

schedule12:13 - 25 Mars, 2020

schedule 12:13 - 25 Mars, 2020

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, përmes një videoje të publikuar nga FFK, ka shumë për t’u thënë shqiptarëve matanë kufirit. Zvicerani u bën thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe u premton se së bashku do të arrijnë objektivat e vendosura dhe realizimin e ëndrrës së madhe për ta çuar Kosovën ne Europian.

“Përshëndetje popull i Kosovës! Shpresoj që të jeni mirë dhe me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovë, por për tërë Europën, përfshirë edhe Zvicrën që po përballet me Coronavirus.

Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj të ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë për sigurinë shëndetësore për ju dhe familjet tuaja. Ne do ta kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është më e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj ta luftojmë së bashku këtë virus, që do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip, por me kontributin e secilit prej jush.

Ne do t;ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona, së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë përfaqësues, që janë disiplina dhe solidarizimi. Kështu ne do të fitojmë. Gjithë të mirat!”, përfundon Challandes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!