“Qëndroni në banesa mos dilni”, Policia në Mal të Zi publikon foton: Ky është autori i masakrës me 7 viktima

schedule20:31 - 1 Janar, 2025

schedule 20:31 - 1 Janar, 2025

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë pasditen e sotme në Cetinjë.

Policia malazeze thotë se është në kërkim të Aco Martinoviqit nga Cetinja.

Katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviq janë dërguar në Qendrën Klinike.

Martinoviq ka nisur krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

“Vijesti” raportoi se në atë lokal ka pasur një përleshje pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë publikoi foton e autorit ndërsa apeloi qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje që nuk ka lidhe mes goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!