Qëndroi pranë Einxhel deri në mëngjes, ky është mesazhi që DJ Dagz i përcolli Donaldit

schedule10:38 - 29 Janar, 2022

schedule 10:38 - 29 Janar, 2022

Mbrëmjen e djeshme, Einxhel mori pjesë në Big Brother përmes një lidhjeje live nga Spitali Hygeia, ku kreu operacionin pas lëndimit në krah. Moderatorja duhet të qëndrojë derisa të përmirësohet dhe mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet brenda shtëpisë së famshme.

Ajo pati mundësinë që të komunikonte live dhe me Dj Dagz. Teksa foli me Einxhel, Dj nga Kosova pati dhe disa fjalë për Donaldin. Ky i fundit qëndroi pranë Einxhel deri në mëngjes pasi lëndoi rëndë krahun gjatë një loje që po bënte me banorët e tjerë në shtëpinë e famshme.

“Dua t’i falenderoj banorët që më kanë bërë sikur unë të jem brenda me kujdesin ndaj Einxhelit. Ty të dua shumë, bëhu e fortë dhe të pres jashtë. Kam thënë kur kam dalë që ke jashtë një vëlla me u kujdesur për Trixën dhe doja që të kisha një vëlla brenda që të kujdesej për Einxel dhe ti e ke bërë. Faleminderit shumë.”, tha ai. /abcnews.al