Qëndroi 7 minuta nën ujë, Kate Winslet rrëfen momentin kritik

schedule08:04 - 23 Shkurt, 2021

schedule 08:04 - 23 Shkurt, 2021

Aktorja e njohur, Kate Winslet ka rrëfyer një moment kritik të jetës së saj. Gjatë xhirimeve të filmit Avatar 2, ajo mendoi se për pak kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë.

Në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgjë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjitha kjo.

“Ju nuk mund të mendoni për asgjë, nuk mund të bëni lista apo krijoni mendime në kokën tuaj, thjesht shihni flluska poshtë jush … Fjalët e mia të para pas daljes nga uji ishin: A kam vdekur?”

Aktorja sqaroi se zhytjen e mësoi me ndihmën e bashkëshortit të saj, Ned Rocknroll, i cili u tregua tepër i duruar dhe bashkëpunues./abcnews.al