“Qëndrimi te Interi zgjedhja e duhur, të mbrojmë titullin! Messi më donte te Barça”

schedule21:43 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:43 - 2 Dhjetor, 2021

Lautaro Martinez , foli për Sky Sport për perfomacën e tij si dhe rrëfeu disa nga prapaskenat në lidhje me merkaton, marrë nga Calciomercato.com.

“Kam folur shumë me familjen time, ne jemi të lumtur këtu, ndihemi mirë. Milani është një qytet që më pëlqen shumë, dhe gjithashtu më pëlqejnë projektet e klubit. Ata më pëlqyen. Më vjen mirë që qëndrova.”

I PJEKUR – “Jam bërë baba, ndoshta jam pjekur shumë në fushë dhe jashtë saj, pastaj përpiqem të përmirësohem gjithmonë, si njeri dhe si lojtar. Ndonjëherë inatosem shpejt, por përpiqem të qëndroj i qetë”.

GOLA –“Ne e kemi Scudetton, është e rëndësishme, duhet ta mbrojmë atë. Ne po punojmë, bëjmë atë që kërkon trajneri. Në fushë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës. Jam mirë, ndihem mirë me shokët e mi.

INZAGHI – “Ai po më jep një dorë të madhe, më ka telefonuar kur isha në Copa America: folëm shumë në telefon, ai më ndihmoi shumë. Gjithmonë përpiqem të mësoj shumë nga trajnerët sepse ata kanë përvojë dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për ne lojtarët”.

Më pas për Sport Mediaset ai shtoi: “A më donte Messi në Barcelonë? Po, është e vërtetë, ne kemi folur me të shumë herë në kombëtare. Ai më foli për situatën në Barcelonë, por unë kam qenë gjithmonë i qetë, gjithmonë kam folur me klubin për të gjetur një marrëveshje, sepse jam i lumtur këtu. Jam i lumtur që kam qëndruar, sepse jam i lumtur këtu dhe familja ime gjithashtu.

PËR LUKAKUN – “Nuk e di, është një zgjedhje personale. Ai ishte i lumtur këtu, fola shumë me të. Ai zgjodhi të shkojë se e ndjeu.” /abcnews.al/