Teuta Haveri, shefe e Shërbimit të Okulistikës pranë Spitalit Amerikan 1 shpjegoi problematikat e syrit që ka vënë në pah qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Haveri tha se duke qenë se një pjesë e mirë e njerëzve dhe fëmijëve punojnë dhe studiojnë online, problematikat e tilla si dhimbjet e kokës nga lodhja e syve apo tharja e tij janë shtuar, duke nxjerrë në pah gjithashtu numrin e fshehur apo të nxisë avancimin e numrit ekzistues.
Okulistja rekomandoi çlodhjen e syrit çdo dy orë për disa minuta duke parë në një distancë të largët, konsumimin e ushqimeve sa më të freskëta dhe të shëndetshme si mbajtjen e ekraneve mbrojtës në kompjuter dhe celularë. “Stili i ri i jetesës këto kohët e fundit ka ndryshuar diçka në rutinën e përditshme. Kompjuteri është një avantazh të punojmë online por duhet patur kujdes. Kur jemi para PC gjithë syri që në fakt është ndërtuar për të parë në largësi dhe në momentin që fokusojmë afër muskulaturat e brendshme pëson triadën karakteristike dhe syri sforcohet më shumë për të parë afër sesa kur larg.
Ankesa kryesore e pacientëve janë dhimbjet e kokës, që bëjnë pjesë në sindromën anisopeike. Të gjithë që kanë numra të fshehtë të syve që nuk e kanë ditur më përpara në stilin e zakonshëm, dhe ky problem bëhet evident. Fillojnë dhimbjet e kokës që janë në pjesën e ballit dhe bëhen kronike, të cilat nisin në pjesën e dytë të ditës pasi syri mbingarkohet. Një tjetër problem që e vë në pah qëndrimi gjatë në PC është tharja e syrit. Është vërtetuar se frekuenca e pulitjeve të syrit zvogëlohet pesë herë në raport me normën.
Duke u përqendruar në ekran syri ka vëmendjen për të parë çfarë po ndodh në ekran dhe nuk pulitet sa duhet. Në momentin e pulitjes të gjitha gjendrat e lotit shtrydhen dhe loti lag sipërfaqen e syrit. Në fakt loti nuk është ashtu siç mendohet , nuk është thjesht një strukturë ujore por ka dhe përbërje proteinike dhe nëse nuk është i mjaftueshëm ndodh sindromi i tharjes së syrit. Fillon skuqet, sipërfaqja e kornesë thahet dhe fillojnë dhe dhimbjet prandaj një nga rekomandimet është përdorimi i shpeshtë i lotit artificial për të lubrifikuar sipërfaqen e syrit.”, u shpreh ajo.
Gjithashtu dhe okulisti i njohur italian në “Spitalin Amerikan 1” Marco Jacobi vuri në dukje se qëndrimi shumë orë para pajisjeve teknologjike sjell lodhjen e muskulit të përqendrimit dhe për pasojë shkakton lotëzim ose tharjen e syrit, shikim të mjegulluar dhe ndonjëherë dhe shikim të dyfishtë të objekteve. Prandaj, siç theksoi ai, rekomandohet që personat e ekspozuar para ekranit duhet të të bëjnë vizita okulistike për të parë nëse kanë probleme të refraksionit dhe ti nënshtrohen kurimit.
Sa ndikojnë mbrojtëset e ekraneve dhe të xhamave? “Deri diku rrezet blu light kanë të dëmshme për strukturën e syrut megjithëse jo të vërtetuara shkencërisht. Megjithatë mund të ndikojnë dhe në ritmin cirkadian të trupit, në çrregullimet e gjumit për ata që ekspozohen ndaj ekraneve në orët e vona të natës. E mira është që këto lloj rrezesh të bllokohen dhe për këtë ekranet e PC dhe celularëve apo në montimet e xhamave e kanë një lloj filtri.
Por kjo nuk e zëvendëson pushimin e syrit, të pretendosh ta zëvendësosh me xhama mbrojtëse nuk qëndron. Mbrojtëset na duhet por pushimi i syrit është i paevitueshëm.“, tha Haveri duke shtuar se është e nevojshme një pushim çdo dy orë për të paktën 10 minuta duke parë në distanca të largëta. /abcnews.al